Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare senatori republikan John McCain.

 

Njoftimi për humbjen e tij është dhënë nga zyra e tij e shtypit, në në shtëpinë e tij në Arizona. McCain ishte senator për tre dekada dhe ishte diagnostikuar me kancer në tru që në korrik të vitit 2017.

 

Senatori republikan ishte operuar gjatë prillit të këtij viti. McCain i ka shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës për disa dekada dhe kishte garuar edhe në zgjedhjet presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *