Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

SHBA-ja dhe Britania kërcënojnë Putinin

26 Janar 12:17

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë paralajmëruar se nuk e përjashtojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve të drejtpërdrejta ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, nëse Rusia e pushton Ukrainën.

“Ne do të sjellim legjislacion të ri, që regjimi ynë i sanksioneve të bëhet më i ashpër, në mënyrë që të jemi në gjendje të shënjestrojmë më shumë kompani dhe individë në Rusi. Ne do ta prezantojmë këtë legjislacion në ditët e ardhshme”, tha më 26 janar sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.

E pyetur për mundësinë e sanksionimit të Putinit, Truss i tha Sky News se “ne nuk e përjashtojmë asnjë mundësi”.

Komentet e sekretares Truss janë të ngjashme me ato që presidenti amerikan, Joe Biden bëri më 25 janar.

Biden tha se ai do ta shqyrtonte mundësinë e sanksioneve ndaj Putinit në rast të pushtimit të Ukrainës. Ky ishte një kërcënim i rrallë që erdhi në kohën kur SHBA-ja po dërgon pajisje ushtarake në Kiev dhe liderët perëndimorë po ndërmarrin hapa që synojnë të pengojnë një pushtim të mundshëm rus.

Truss po ashtu tha se Britania po furnizonte Ukrainën me armë mbrojtëse.

Presidenti Biden u tha gazetarëve më 25 janar se nëse Rusia lëvizë në Ukrainë, ku besohet se në kufi me këtë shtet ka vendosur mbi 100,000 trupa, do të ishte “pushtimi më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore” dhe se një gjë e tillë “do ta ndryshonte botën”.

I pyetur nëse ai mund të sanksionojë drejtpërdrejtë Putinin, në përgjigje të një pushtimi të mundshëm, Biden tha “po, e shoh si mundësi”.

Presidenti Biden më 24 janar është konsultuar me liderët evropianë lidhur me tensionet e shkaktuara pas grumbullimit të ushtrisë ruse, dhe Pentagoni ka njoftuar se do të vendosë në “gatishmëri të lartë” 8,500 trupa amerikane, me mundësi të dislokimit për të forcuar prezencën e NATO-s në rajon.

Biden tha se nuk ka “asnjë qëllim” që të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë, por ai paralajmëroi Rusinë për sanksione të ashpra, nëse Moska urdhëron ndonjë sulm.

Aleanca ushtarake e NATO-s ka rreth 4,000 trupa në batalionet shumëkombëshe në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni. Këto trupa mbështeten me tanke, mbrojtje ajrore dhe njësitë e inteligjencës dhe vëzhgimit.

Pajisje shtesë, përfshirë edhe raketa anti-tank Javelin, raketahedhës dhe pajisje të tjera ushtarake, arritën në Kiev më 25 janar. Kjo ishte dërgesa e tretë e pakos prej 200 milionë dollarësh ndihmë, që Uashingtoni ka ndarë për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës./R.E.L

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret Politike
Tagged:
kërcënim SHBA

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për të shmangur përshkallëzimin

më shumë...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pes...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.