Subscribe

Shtetet e bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian kane shfrytezuar ceremonine per 25 vjetorin e shkolles se Magjistratures per te nenvizuar mbeshtetjen e tyre per reformen ne drejtesi.

 

Diplomatja amerikane Yuri Kim dhe ambasadorja e BE, Christiane Hohmann vune ne dukje se kjo reforma ka nisur te jape rezultate, duke filluar nga SPAK-u.

 

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

 

“Më keni dëgjuar shpesh të them se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur. Por besoj të gjithë ne mund ta shohim se reforma po fillon të japë rezultate.Reforma në sektorin e drejtësisë – qoftë këtu në Shkollën e Magjistraturës, në gjykata, polici dhe agjenci të tjera – duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë teksa ajo ecën përpara në integrimin e saj euroatlantik dhe ofron një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.”

 

CHRISTIANE HOHMANN

 

AMBASADORE E BE

 

“Kjo reforme ne drejtesi perfaqeson nje mundesi te re  per drejtesine shqiptare. Ne duhet ti njohim rezultatet konkrete qe ka sjelle deri tani , ne kemi sot institucione plotesisht funksionale dhe te pavarura. Dhe ne kemi nje SPAK funksional qe po fillon te jape rezultate te pamenduara deri pak vite me pare.”

 

Ndersa kreu i shtetit Begaj u beri apel studenteve te magjistratures per te zbatuar vetem ligjin.

 

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

“Pavarësia dhe paanshmëria në punën tuaj sot, janë çelësi i pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve nesër.”

 

Presidenti i Republikes theksoi se drejtesia eshte çështja e pare qe diskutohet tashme qe negociatat per anetaresim me BE kane nisur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *