Subscribe

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini doli këtë të enjte për të folur për mundësinë e rikthimit të studentëve në auditore për të mbrojtur diplomat dhe për të zhvilluar provimet.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se 3-4 javë në qershor studentët që do të diplomohen duhet të rikthehen në auditor. Provimet do të zhvillohen në korrik dhe gusht.

“Kërkon që të prioritizohet puna me studentet që diplomohen në të gjitha ciklet. Duhet të mundësohet kthimi në auditore për 3-4 javë në qershor për ata që janë për diplomë dhe do të mbahen provimet në korrik dhe javën e parë të gushtit.  Me 25 gusht të 2020 do të kthehen deri në fund të shtatorit studentët e viteve të para dhe të dyta. Grupimi i tillë është i domosdoshëm që të minimizohet numri i studentëve në auditore. Kështu studentët do të kenë mundësi të planifikojnë të mos jenë në auditore deri në fund të gushtit.”

Sipas Besa Shahinit, mësimi online do të vazhdojë deri në përfundim të orëve të planifikuara. Ajo tha se viti akademik parashikohet të zgjatet vetëm dy javë. Viti i ri akademik do të nisë në nëntor të 2020.

Pak ditë më parë, ministrja bëri me dije se në shkollë do të rikthehen edhe maturantët për t’u përgatitur për provimet e maturës. Ndërsa testet për nxënësit e klasave të pesta dhe të nënta u anuluan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *