Numri dy i socialistëve, Taulant Balla ka inspektuar këtë të premte punimet e kryera në njësinë administrative Klos, ku ka treguar edhe “kundërshtarët më të fortë” të PS në politik.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla thekson se rivalët e socialistëve nuk janë presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha, por ata punonjës të administratës që nuk e “kryejnë mirë punën”.

Sipas tij, qeveria duhet të jetë shumë e rreptë me punonjësit që nuk iu shërbejnë qytetarëve.

“Kundërshtari ynë më i madh nuk janë as Meta, as Basha, por ata punonjës të zyrave të shtetit që nuk e kryejnë detyrën siç duhet. Pikërisht ndaj këtyre punonjësve ne duhet të jemi shumë të rreptë”, u shpreh Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *