Subscribe

Deklarata e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Prishtinë,  i cili i quajti

incidentet në veri të Kosovës shfaqje teatrale të ushtrisë serbe, ka ngjallur zemërimin e Beogradit. Ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovic ka deklaruar se çdo veprim ka qenë në mbrojtje të qytetarëve serbë edhe jo për të bërë një teatër, ndërsa i ka kërkuar Ramës të mos ndërhyjë në punët e brendshme.

 

NEBOJSHA STEFANOVIC

MINISTER I MBROJTJES NE SERBI

“Vlerësimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që i cilësoi veprimet tona si teatër janë të pabazuara. Kjo që po bëjmë nuk është teatër, sepse as fakti që ata vijnë të armatosur dhe kërcënojnë serbët nuk është diçka që mund të kalojmë të qetë. Rama nuk duhet të ndërhyjë në punët tona të brendshme në Serbi.”

 

Ministri serb ka pranuar se ushtria serbe ka ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të situatës në veri të Kosovës, por ka shtuar se kjo vlen për territorin deri në vijën kufitare me Kosovën. Sipas Stefanovic, ushtria serbe nuk ka ndërhyrë aty ku nuk duhet.

 

 

 “Kemi të drejtë të pozicionohemi në territorin tonë, askush s’na tregon çfarë të bëjmë, është vendim sovran. Nuk po shkelim asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ushtria s’ka hyrë askund ku nuk duhet të hyjë”

 

Situata e krijuar në veri të Kosovës mbetët shqetësuese pasi dy pikat kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjak, vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serb të cilët kundërshtojnë reciprocitetin  e targave. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u kane bere thirrje palëve të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *