Presidenti i SHBA, Donald Trump u lirua nga akuza e shpërdorimit të pushtetit. Senati votoi këtë të mërkurë kundër shkarkimit të presidentit. Në fakt diferenca e votave ishte e ngushtë, pasi 52 anëtarë ishin kundër një votim 48 pro.

 

Të gjithë demokratët dhe një republikan, Mitt Romney, votuan kundër presidentit. Ai u lirua edhe nga akuza e dytë për pengimin e punës së Kongresit. Për akuzën e dytë ai mori 53 vota pro dhe 47 kundër. Pra, 53 anëtarë votuan që Trump të vijojë detyrën, ndërsa 47 kërkuan shkarkimin e tij.

 

Në muajin dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara, e udhëhequr nga demokratët, e ka fajësuar Trumpin për shpërdorim të detyrës dhe pengim të drejtësisë.

 

Akuza formale e demokratëve thotë se Trump “i ka shfrytëzuar kompetencat e tij zyrtare për t’i bërë presion Qeverisë së Ukrainës, që të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, në favor të përfitimit të tij personal”.

 

Sipas akuzës, Trump më pas ka bërë përpjekje ta fshehë këtë skemë duke penguar punën e Kongresit.

 

Trump e mohon çdo keqbërje dhe hetimet kundër tij i cilëson si “gjueti shtrigash”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *