Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1.2 milionë dollarë. Sekuestrimi është bërë nga seksioni për hetimin e pastrimit të parave dhe aseteve kriminale.

 

Pas verifikimit disa mujor, operacioni ‘dërgesa’ ka bërë të mundur sekuestrimin e pasurisë së Ylli Didanit.

 

Ky i fundit është i arrestuar nga DEA në Shba pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

 

Aktiviteti i tij kriminal ishte nga vendet e amerikës latine për në Shba dhe Europë.

 

Sekuestrimi i pasurive është bërë me vendim të gjykatës së Tiranës. Behet fjale per një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth një milionë dollarë, një biznes dhe një llogari bankare me rreth 206.000 dollarë.

 

Ylli Didani kishte disa biznese në shba ku  përmes tyre fshinte aktivitetin kriminal. Në vitin 2018 prokuroria e Tiranës nisi një hetim për transferta parash të dyshimta ndaj Didanit, por hetimet u pushuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *