Sekretari i PD në Itali, Nicola Zingaretti, i cili është edhe presidenti i rajonit të Lazios, është infektuar nga koronavirusi. Lajmin e dha vetë ai përmes një video-mesazhi në “Facebook”. Zingaretti tha se mjekët e kanë këshilluar të qëndrojë në shtëpi.

 

“Mjekët më kanë thënë që jam pozitiv për Covid19. Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për disa ditët e ardhshme. Nga këtu do të vazhdoj të ndjek punën që duhet të bëj. Guxim për të gjithë dhe shihemi së shpejti!”

 

Deri tani janë 197 viktima nga koronavirusi në Itali, ndërsa më shumë se 3.900 persona janë të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *