Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, priti këtë të mërkurë një delegacion të Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të përgatitjeve për marrjen e së OSBE nga Shqipëria në vitin 2020.

 

Gjatë takimit, u diskutua për Reformën Zgjedhore e cila është dhe një nga kushtet kryesore të vendosura prej BE për çeljen e negociatave.

 

Montella kërkoi që të gjitha palët politike të vazhdojnë të jenë të përfshira në proces, përfshi edhe përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare, shoqëria civile apo dhe ekspertët vendas dhe të huaj.

 

Pjesë diskutimi gjithashtu ishte edhe Refomra në Drejtësi si edhe përgatitjet për marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së nga Shqipëria, në vitin 2020.

 

Delegacioni përbëhej nga kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari, nënkryetarja Senida Mesi dhe anëtari Ralf Gjoni. Atë e shoqëronte ambasadorja e Shqipërisë në Danimarkë, Elida Petoshati dhe drejtori i Shërbimit të Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe të Kuvendit, Sidrit Minxhozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *