Subscribe

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko i është përgjigjur shqetësimit të bizneseve lidhur me efektet e paketës së deeuroizimit. Kreu i bankës tha se është njohur me letrën e shoqatës së eksportuesve, duke sqaruar se nisma për të stimuluar përdorimin e lekut nuk ka efekt psikologjik.

 

“Do ti ftoja eksportuesit të vijën dhe të njihem me paketën tonë. Do tu shpjegojmë që në thelb nuk ka efekt tek kursi i këmbimit as paketa dhe as banka e Shqipërisë. Qëllimi ynë është që të ruajmë stabilitetin e çmimeve dhe inflacionin”-tha Sejko.

 

Për të përforcuar qëndrimin e tij se nisma për të ulur përdorimin e euros në ekonomi nuk ka efekt, guvernatori mori si shembull depozitat. Sipas tij kursimet e shqiptarëve në euro jo vetëm që nuk janë ulur, por përkundrazi janë rritur në tremujorin e parë.

 

Megjithatë Sejko pranon se luhatjet në kursin e këmbimit mund të vijnë edhe nga spekulimet e mundshme ne treg, ndaj i bëri një apel agjentëve ekonomik që të tregohen të kujdesshëm.

 

“Një gjë është e sigurt, ne kemi flukse të larta eurosh në ekonomi.

 

“Mbiçmimi mund të ketë ardhur edhe si pasojë e spekulantëve në treg. Prandaj do tu bëja thirrje agjentëve ekonomik të reagojnë me zgjuarsi dhe të marrin masa në të ardhshmen për rrezikun që vjen nga kursi i këmbimit për kontrata e tyre, ashtu siç ndodh në të gjithë botën”.

 

Këto qëndrime guvernatori i bëri pas mbledhjes së këshillimit mbikëqyrës së bankës, ku u mbajt e pandryshuara norma bazë e interesi të lekut, në masën 1. 25%. Në analizën e bankës qendrore ekonomia shqiptare vijon të ruaj një trend pozitiv zhvillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *