Subscribe

Pavarësisht vjedhjes së miliona eurove në aeroportin Nënë Tereza, sistemi bankar gëzon shëndet të plotë financiar, çka do të thotë se arrin ti përballojë goditje të tilla. Këtë qëndrim mbajti guvernatori i bankës së Shqipërisë Genti Sejko, i cili apeloi që ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten më, pasi do të kenë  një efekt zinxhir në të gjithë ekonominë.

 

Dua te theksoj qe bankat janë te mirekapitalizuara me likuiditet natyrisht qe janë shume te afta per te përballuar situata financiare qofte edhe nga këto humbje apo goditje. Ajo qe na shqetësim me shume ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve ndikimi negativ ne imazh ndikim negativ psikologjik dhe sigurisht nqs ngjarje te tilla do te përsëriteshin shume shpesh dhe ndikimi financiar do te behej shume problematik dhe do te kishte nje kosto jo vetëm per sistemin bankare por per te gjithë ekonominë shqiptare.”–tha Sejko.  

 

Sipas guvernatorit, banka qendrore është përgjegjëse për sigurinë e bankave në ambientet e tyre, ndërsa pjesa e transportit funksionin në bazë të një udhëzimi të Ministrisë së Brendshme. Duke raportuar në komisionin e ekonomisë mbi veprimtarinë e bankës, guvernatori ritheksoi se krizat e tejzgjatura politike do të kenë efekte në aktivitetin ekonomik.

 

Sa i përket vitit 2019 banka është e mendimit se rritja ekonomike do të jetë 3.8 %,  më e ulët se viti që lamë pas, pasi risqet ekonomike të vendeve partnere janë shtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *