E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sarri gati të çojë Hysajn tek Juve, por Ronaldo “fut” hundët

Ilustrim · Vizion Plus

Juventus vazhdon të jetë në kërkim të mbrojtësve anësore.

Me Alex Sandron dhe Cancelon drejt nisjes, bardhezinjte po monitorojnë disa pista në merkato.

Kuptohet gjithcka është e lidhur edhe me trajnerin e ri që do të mbërrijë në Torino.

Më I favorizuari është Sarri, I cili në këtë rast do ti hidhte menjehere sytë tek dy emra që I do shumë.

Bëhet fjalë për Emerson Palmeirin të cilin ai vetë e mori nga Roma tek Chelsea.

Ndërkohe emri tjetër është mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.

Shkodrani është gjithnjë e më larg Napolit aty ku bashkëpunimi me Ancelottin nuk ka qënë asnjëherë shumë I mirë.

Në Torino do të shkonte me shumë dëshirë prandaj po pret një telefonate nga Sarri.

Ndërhyrja e Ronaldo që vazhdon të sponsorizojë blerjen e Marcelos nga Reali nuk I prish punë Hysajt pasi bëhet fjalë për krahun e majtë të mbrojtjes ndërsa shkodrani luan në të djathtë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh