Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleatët e aleancës ushtarake kanë marrë vendime kyçe gjatë samitit të mbajtur këtë të martë në Lituani.

 

Përmes një shkrimi në Twitter, Stoltenberg shprehet se aleatët e NATO-S ranë dakord për një paketë mbështetëse ndaj Ukrainës dhe miratuan plane më gjithëpërfshirëse të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë.

 

 “Aleatët morën vendime kyçe në një moment kritik për sigurinë tonë. Ne ramë dakord për një paketë për të forcuar Ukrainën dhe për të siguruar një rrugë të qartë drejt NATO-s. Ne miratuam gjithashtu planet tona më gjithëpërfshirëse të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë, të mbështetur nga një angazhim i qëndrueshëm për të investuar më shumë në mbrojtje”, shkroi ai.

 

Samiti i NATO-s u zhvillua këtë të martë në kryeqytetin e Lituanisë, ndërsa në fokus ishte lufta në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *