Portieri shqiptar, Samir Ujkani, ka kurorëzuar me martesë lidhjen disavjeçare me partneren e tij, Efnan, në një ceremoni madhështore ku ishin të ftuar qindra persona.

 

 

Në dasmën e çiftit ishin të pranishëm familjarët dhe miqtë e Ujkanit, ku nuk munguan as fytyrat publike që vazhdimisht postonin fotografi dhe video të ceremonisë në rrjetet sociale.

 

 

Në një video shihen disa momente kur në dasmë është shtruar sofra për burrat, siç e do tradita shqiptare, por edhe momente të tjera të veçanta në këtë ditë që do të mbahet mend në jetën e çiftit.

 

 

Gjithashtu, Ujkani ka vendosur qeleshen tradicionale në kokë, teksa ka kërcyer e dëfryer me të afërmit, miqtë e shokët deri në orët e para të mëngjesit.

 

 

Ajo që bie në sy në disa video të transmetuara është fakti se sofra është e mbushur me para që u janë hedhur nga dasmorët këngëtarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *