E mërkurë, 21 Tetor 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Salianji zbulon skandalin në PD: Po përjashtojnë anëtarët që mendojnë kundër

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka denoncuar një skandal që, sipas tij, po ndodh brenda PD-së.

Ai tha se po përjashtohen nga anëtarësia të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga zyrtarët e lartë të PD-së.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Salianji: Referendumi është forma më e lartë që ka sistemi. Me PS-në, sa herë jemi ulur për çdo arsye, nuk kemi fituar asnjëherë.

Reklamë

Minga: Nuk keni fituar se jeni parti e dytë.

Salianji: Jo, mo, edhe kur ishim parti e parë, edhe në 2008-ën, çfarë fituam? Sa herë kemi bërë marrëveshje kemi humbur.

Minga: Çfarë do bëni?

Salianji: Po të isha unë tani, do t’i kisha nxjerrë që sot 61 kandidatët për zgjedhjet lokale. Jemi një vit para zgjedhjeve; duhet të kishin dalë 61 kandidatët. Këta kandidatë duhet të kishin kohën të sheshonin problemet e brendshme, të bashkonin demokratët dhe të vinin në zgjedhje. A duhet t’i them unë këto që të përmirësohet PD? Ore, kur dikush po shkon në greminë, ju si mik, kur e shikon ku po shkon, a t’i them ndaloni?

Minga: Po pse nuk dëgjon i zoti i shtëpisë?

Salianji: Këtë u kam thënë: o zotëri, politikën e tregon vota. Në vend që të dëgjohet dhe të zgjidhet me votë, në PD ka marrë njëri sëpatë, tjetri motorsekë dhe pret anëtarë, përjashton anëtarë. Po bëhet masakër aty.

Borakaj: Pse?

Salianji: Duan ta mbajnë. Po përjashtohen anëtarët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë