Subscribe

Qindra protestues u mblodhën para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga ana e policisë.

 

Protesta u përshkallëzua në disa momente tensioni dhe përplasjeje mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Nga përplasjet kanë mbetur edhe të plagosur.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-deputetii PD-së, Ervin Salianji, është shprehur se situata ishte mavijosur. Sipas tij, shpërthimi ishte spontan.

 

“Asnjë skenë, ndryshe nga çdo vend tjetër ku po diskutojmë, që të ketë një rast dhune kundër një të forti, një rast përplasje me një bandit, një rast arrestimi të bujshëm, që e çojne këta me 100 kamera dhe 100 forma të ndryshme të propagandës. Nuk kemi. Kemi vetëm dhunë ndaj qytetarëve të pafajsëhm, që janë në punën e vet.

 

Nëse në Amerikë, kishte një dallim i cili është racial për shkak të ngjyrës, në Shqipëri, keminjë dallim po ashtu racial, akoma më i keq, akoma më i poshtë, më i ndyrë, për shkak të varfërisë, dhe se nuk ke lidhje.

 

Ky është i gjithë diskutimi që vjen, majiset dhe majiset, dhe padiskutim që shpërthimi i sotëm i eshtë një shpërthimi të rinjve të cilët ishi organizuar në mënyrë spontane.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *