Kandidati për deputet i PD, Ervin Salianji garantoi banorët e Korçës se do të kenë gjithmonë mbështetjen e tij.

 

Në një takim që pati me banorët e lagjes 17, Salianji deklaroi se ndryshimin, që e dëshirojnë të gjithë, nuk mund ta ndalë më asgjë.

 

“E shoh dëshirën për ndryshim në çdo cep, rrugicë, lagje të Korçës, ashtu siç e pashë edhe në lagjen 17. E shoh dëshirën për të ndryshuar, në çdo takim, në çdo bisedë me të rinj, prindër, gjyshër, fermer, pensionist etj. Ndryshimi do të vijë, atë s’e ndal dot askush. Ju përulem për këtë mbështetje që më keni dhënë e më jepni. Zotohem se do të jem pranë jush, në ditë të mira e jo të mira, për t’ua shpërblyer këtë besim të madh, që më keni dhënë. Së bashku për ndryshimin. Votoni numrin 9, votoni për Partinë Demokratike, votoni për Shqipërinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *