Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka qenë i drejtpërdrejtë me homologun e tij amerikan ndërsa i ka thënë këtij të fundit, mos sulmojnë më regjimin në Siri.

 

Deklarata është bërë në nisje të takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Moskë.

 

Lavrov mësohet të ketë thënë se veprimet amerikane kanë qenë shumë shqetësuese dhe se Moska ka bindjen që këto akte nuk duhet të ndodhim më në të ardhmen.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën një seri sulmesh në Siri, pas përdorimin të armëve kimike ndaj qytetarëve në Homs duke shkaktuar të paktën 89 viktima dhe qindra të tjerë me prombleme të rënda shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *