Zyrtarët në rajonin rus Rostov, thonë se kanë nisur një hetim kriminal, vetëm pak orë pas shpërthimit të gazit në një ndërtesë banimi, ku humbën jetën një i rritur dhe një fëmijë.

 

Shpërthimi që ndodhi sot në qarkun Kamensky të Rostovit, shkaktoi dëme materiale në disa apartamente në këtë ndërtesë banimi, e cila ka rrezik të kolapsojë, thanë zyrtarët.

 

Dy persona të tjerë po ashtu kanë marrë lëndime serioze dhe janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

 

Agjencia e lajmeve TASS raportoi se hetuesit kanë konfiskuar disa dokumente të rëndësishme nga kompania që ofronte shërbime të gazit për këtë zonë.

 

Në muajin janar, pesë persona humbën jetën në rajonin e Rostovit, kur ndodhi një shpërthim i gazit në një ndërtesë banimi në qytetin Shakhty./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *