Me tone të ashpra, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha se seanca e sotme parlamentare është një akt i turpshëm karshi shqiptarëve.

Ajo u shpreh e revoltuar se në këtë sallë bëhen pazare dhe se ata që hiqen si patriotë po mashtrojnë qytetarët shqiptarë. Hajdari iu bëri thirrje deputetëve që të mos të bëhen pjesë e aktrimit dhe të refuzojnë votimin pro të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Ata e dinë shumë mirë që në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare, e dinë që kur kjo seancë përfundon, shumica ulen dhe bëjnë pazare dhe e shesin veten si patriot. Ka qenë kjo sallë plenare ku në 1992 i premtoi shqiptarëve që do të dënonin krimet e komunizmit, i mashtruat se nuk i bëtë, po unë jam me ata që janë të zhgënjyer se ju nuk e bëtë këtë, ka qenë kjo sallë ku ju u thatë shqiptarëve futini lekët në firma piramidale dhe e çuat vendit në tmerret më të mëdha që kanë kaluar, jam me ata që janë të zhgënjyer se ju i mashtruat ka qenë kjo sallë në 1998 se do ua ktheni lekët që do ua ktheni lekët e humbura në firmat piramidale. Hapni listat se Kodi Zgjedhor ndryshohet një herë jo sa herë keni qejf ju, jepini mundësinë shqiptarëve të votojnë atë që duan, të ikin në kosh plehra. Reflektoni deputetë, ndaloni këtë seancë”, deklaroi deputetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *