Deputetja opozitare, Rudina Hajdari mbështeti përfaqësuesen e politikës në Kosovë, Vjosa Osmani për qëndrimin e kësaj të fundit pas shkarkimit nga çdo post drejtues në LDK.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hajdari vlerësoi se Osmani ka mbajtur një qëndrim dinjitoz. Ajo e krahasoi situatën në të cilën ajo ndodhet me atë që ka kaluar vetë në politikën shqiptare.

“Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. ‬ ‪Ju admiroj për kurajon tuaj. ‬ Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë. Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit. ‪Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese.”

Vjosa Osmani u shkarkua në shenjë hakmarrjeje pasi refuzoi të votonte qeverinë e Avdullah Hotit. ‬

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *