Subscribe

Me ligj duhet ta përfitojnë shërbimin falas, por të verbwrit dhe personat me aftësi të kufizuar në Shkodër po përballen me refuzim të udhëtimit në transportin publik.

Presidenti i shoqatës së të verbërve, Ndoc Bjeshka, ka denoncuar këtë abuzim në linjat e urbanëve të kryeqendrës.

Për këtë gjë ka patur edhe një denoncim në drejtorinë vendore të policisë. Prej më shumë se 1 muaji është kërkuar takim me kryebashkiakun Benet Beci për t’i parashtruar këto problematika.

Nëse do të mungojë zgjidhja, ai deklaron se do të ketë protesta, pasi janë mbi 900 persona që preken nga mosofrimi i këtyre shërbimeve.

Qeveria ka marrë përsipër që t’i kompensojë shoqëritë e transportit urban për personat me aftësi të kufizuara dhe të verbrit.

Vizion Plus kërkoi një sqarim nga kompania që ofron shërbimin në Shkodër, ku drejtuesit e saj theksojnë se prej vitit 2014 kur ka dalë ky ligj, nuk kanë marrë asnjë qindarkë kompensim. Për pasojë janë të detyruar që edhe për këto kategori, si për të gjithë qytetarët të kërkojnë çmimin e biletës./Vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *