Subscribe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ishte sot në Komisionin e Sigurisë për të dhënë shpjegime para deputetëve në lidhje me sulmin e hakerave ndaj sistemeve policore. Por përfaqësuesit e opozitës fillimisht kërkuan informacione për Lear Kurtin duke akuzuan drejtpërdrejtë efektivët për vdekjen e tij.

 

Për t’i dhënë përgjigje pyetjeve, Rrumbullaku kërkoi 48 orë kohë, duke thënë se ditët e fundit nuk ka qenë në Shqipëri.

 

Ndërkohë për sulmet kibernetike komisioni vendosi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të informacioneve sekrete. Në përfundim të saj, Rrumbullaku iu shmang kamerave duke mos bërë asnjë deklaratë.

 

Ndërsa për deputetin demokrat Ervin Salianji, policia ende nuk e di se deri në çfarë niveli është dëmi i shkaktuar.

 

Pak ditë më parë, hakerat publikuan të gjitha të dhënat personale të drejtorit të shërbimit informativ shtetëror Helidon Bendos dhe të bashkëshortes së tij, ndërkohë që më herët dolën edhe listat e efektivëve të policisë apo të personave të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *