Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për rritjen e çmimit të bukës.

“Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme”, shkruan Duma.

Sipas saj, as e kanë idenë as duan të dinë cila është gjendja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e cila jeton në varfëri.

“Mjafton të dëgjosh qëndrimet e tyre e kuptohet që janë një pakicë, sepse as e kanë idenë as duan të dinë cila është gjendja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv. Dëgjojeni zërin e tyre”, thekson më tej Duma

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *