Subscribe

Muaji gusht shënoje një nga periudhat më të rënda të aksidenteve rrugore ku fatkeqësisht shënohen edhe shume viktima. Vetëm gjatë kësaj fundjave që kaloi, janë shënuar 14 aksidente në vend ku mbetën të vdekur 4 persona. Aksi më problematik e ku më së shumti janë konstatuar shkelje ka rezultuar ai i Rrogozhinë-Elbasan.

Sipas statistikave të policisë, shkaqet e këtyre aksidenteve janë përdorimi i pijeve alkoolike, shpejtësia, parakalimet e gabuara, përdorimi i celularëve etj. Por ekspertët e sigurisë rrugore e vene theksin edhe tek mungesa e një strukture apo institucioni të përbërë nga ekspertët që do të hartonin strategji për uljen e numrit të aksidenteve.

Edhe pse policia çdo vit prezanton planin e masave, kjo për Hoxhën është thjesht mbushje arkash. Sipas tij policia nuk i ka kapacitetet për të krijuar një plan masash për reduktimin e numrin të aksidenteve.

Nga ana tjetër, bazuar në statistikat e policisë mësohet se në 8 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 243 ngjarje rrugore më pak se në 2019 ku është ulur dhe numri i viktimave me 23, kjo edhe për faktin të mungesës së qarkullimit të mjeteve për shkak të izolimit si pasojë e pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *