Subscribe

Shkon në 38 numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri.

 

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se deri më tani janë testuar 505 raste të dyshuara me COVID-19, prej të cilëve vetëm 38 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

 

12 të prekur ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv, ndërsa dy pacientë janë në terapi intensive. Bëhet fjalë për një 66-vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

 

“Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19. Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste: Nga rastet e konfirmuara pozitivë: Tiranë 22 raste, Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), Lushnje 2 rast, Elbasan 2 raste, Fier 5 raste, Rrogozhinë 2 raste. Prej tyre: 12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.”

 

Ndërkohë, Ministria njofton se pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Dua t’ju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *