Një tragjedi ajrore i ka marrë jetën 32 personave që gjendeshin në bordin e një avioni ushtarak rus i cili është rrëzuar 500 m përpara se të ulej në një bazë ajrore në Siri.

 

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se mes 32 viktimave, 26 ishin pasagjerë ndërsa gjashtë të tjerë, anëtarë të ekuipazhit. Aksidenti ajror ndodhi në mesditë sipas orës lokale dhe ndërkohë po vijojnë hetimet intensive për të zbuluar shkakun e ngjarjes. Dyshimet kryesore janë për një problem teknik që ka shkaktuar bllokimin e motorëve të avionit AN-26.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *