Një avion i vogël, model piper, është rrezuar ne afërsi te Veleshit ne Maqedoni dhe raportohet se te gjashte personat ne bord kane humbur jetën. Avioni është zhdukur nga radarët e aeroportit te Shkupit rreth orës 6 te mbasdites se sotme, duke u rrezuar ne nje fushe jo shume larg kryeqytetit te Maqedonisë. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Transporteve, avioni ishte nisur nga Trevizo ne Itali dhe udhëtonte se bashku me dy te tjerë qe kane mundur te ulen pa probleme ne aeroportin e Shkupit. Raportohet se shkak per aksidentin ajror mund te këtë qene moti i keq, megjithatë autoritetet kane nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *