Subscribe

Situata e shkaktuar nga COVID-19, ka bërë që 20 pacientë nga Kukësi qe trajtohen me hemodializë në spitalin e Prizrenit të mos marrin shërbimin. Në shenjë proteste, pacientët u mblodhën këtë të premte para spitalit të Kukësit ndërsa kërkuan zgjidhje për problemin e tyre.

U desh ndërhryja e Ministrisë së Shëndetësisë e cila pas negociatave me ministrinë e linjës në Kosovë, arritën një marrëveshje për mosndërprerjen e shërbimit të hemodializës.

Prej disa vitesh, 25 paciente nga Kukësi, Hasi e Tropoja kryejne shërbimin e hemodializës në spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës falë marrëveshjes ndërqeveritare mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *