Subscribe

Dhjetë ditë pas rrëmbimit të Jan Prengës, në Kamëz, Forcat RENEA zhvilluan sot një aksion në qytetin e Shijakut ku mendohet se ai po mbahet peng.

Kontrolle të shumta u zhvilluan në kompleksin e vellezërve Hajri, pasi dyshohet se 49 vjeçari Prenga po mbahet peng për llogari të këtyre të fundit nga persona të tjerë, si pasojë e të kaluarës së vëllait të tij në trafikun e drogës.

Shkak i pengmarrjes së Prengës dyshohet të ketë qenë mosdorëzimi i një sasie prej rreth 16 kg kokaine nga vëllai i tij.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara, uniformat blu gjetën e sekuestruan një arëm zjarri ndërsa u shoqëruan në polici dy persona, të cilët dyshohet të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Deri më tani 49 vjeçari Jan Prenga vijon të jetë i rrëmbyer ndërsa ende nuk dihet vendi se ku po mbahet peng.

Prenga u rrëmbye me 17 janar me forcë nga dy persona të maskuar teksa po ecte me këmbë në rrugën London ne Kamëz. Autorët u larguan me një automjet tip Rang Rover me ngjyrë të bardhë, i cili u gjet pak ditë më pas i djegur në rrethinat e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *