Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2026
Vizion fokus

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e kapitujve të...

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në...

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku ndahen PS...

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të rinj! Dërgohen...

Protesta masive në Kubë pas mungesës së karburantit dhe...

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon Starmer

Paralajmërimi i fortë për Gazën: Ndarja e territorit mund...

Laimer i irrituar nga deklaratat e Uli Hënes

Rrëfehet polici: Nuk doja ta vrisja Klodianin, nga errësira se kuptova ku qëllova

8 Dhjetor 16:00

Një 25-vjeçar u vra nga polica gjatë mesnatës pasi nuk iu bind urdhrit  për të ndaluar.

Viktima është Klodian Rasha. Ai u qëllua me dy plumba nga një efektiv, vetëm pak metra larg banesës. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Sipas bluve të kryeqytetit, i riu, i cili kishte dalë jashtë fashës orare të lejuar, u largua me shpejtësi sapo konstatoi patrullën e policisë. Gjatë ndjekjes, 25-vjeçari u fut në disa rrugica ku mungonte ndriçimi. Ai nxori një armë zjarri dhe ia drejtoi policit që po e ndiqte, ç’ka bëri që ky i fundit të reagoje e të hap zjarr dy herë ndaj 25-vjeçarit Klodian Rasha. Njëri nga plumbat e kapi  në shpatull e tjetri në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërkohë policia ka gjetur disa metra larg vendit ku ndodhi krimi dhe armën e zjarrit.

Por familjarët e 25-vjeçarit mohojnë kategorikisht deklaratën e policisë se Klodian Rasha ka qenë i armatosur.

 

HASAN RASHA – XHAXHAI I VIKTIMËS

 

Çfarë armësh mor zotëri. Ai babai i vet ka qene t’u flejt. Ai ka shkuar se më ka kapur djalin policia. Absolutisht jo. Nuk dimë asgjë. Kërkojmë që të zbardhet deri në fund. Unë u jap një garanci që vëllai me ka garantuar që djali s’ka pasur absolutisht armë me vete. Ai s’ka armë as në shtëpi. Se si ka ndodh se dimë.

 

Sipas xhaxhait, Klodiani më herët është kuruar dhe nga probleme të shëndetit mendor.

 

 

Klodi është një djalë ish-oficer. Kam dëgjuar se thonë që ka pas armë. Kjo absolutisht është e pavërtetë. Ai ka qene i sëmurë. Është kuruar me ilaçe për nerva dhe herë të tjera ka qenë dhe i shtruar për këtë punë.

 

Edhe për fqinjët i riu nuk ishte problematik madje shpesh i ndihmonte ata gjatë periudhës së pandemisë.

 

Shumë i mirë ka qenë. Nuk e di me se është marrë. Ne e shikonim këtu përjashta. Jo asgjë. Tani po e dëgjoj. Ishte pa pune. Po bëj gati 20 vjet këtu, por djalë shumë i mirë.

E kemi njohur. U bëmë 20 vjet këtu komshinj. Vinte më pyeste për ndihmë. Ishte çun i mirë. Ja tani e mora vesh ngjarjen. Jo jo. Po po dritat janë të ndezura gjatë natës. Çdo darkë ka drita.

 

Lidhur me ngjarjen, prokuroria së bashku me SHÇBA ka nisur hetimet ndërsa është arrestuar efektivi i forcave shqiponja pas marrjes në pyetje.

Mësohet se ai ka deklaruar se nuk ka pasur synim ta vriste të riun por ta plagoste atë.

 

“Qëllova njëherë dhe pastaj  qëllova për të dytën herë dhe nga errësira nuk e kuptova se ku qëllova. S’doja ta vrisja e kam paralajmëruar disa herë që të ndalet” ka thene punonjesi i policise.

 

Dyshohet se efektivi i forcave shqiponja, i cili kishte vetëm dy javë që ishte pjesë e kësaj strukture, nuk ka vepruar sipas protokollit.

Ndërkohë hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset rreth zonës, përfshirë dhe ato të servisit, i cili ndodhet vetëm pak metra larg ku ndodhi ngjarja.

Klodian Rasha, ka qenë i dënuar më herët për plagosje të lehtë me dashje dhe pengmarrje.

Posted Under:
Kronike Vendi
Tagged:
armë errësire klodian rasha polici Rrëfim vrasje

Nga e njëjta kategori

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spital profesor Luan Pirdeni! Arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen tre persona

më shumë...

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

më shumë...

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të rinj! Dërgohen me urgjencë drejt Traumës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:50

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e...

8:35

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron...

8:25

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku...

8:24

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen...

8:15

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

8:00

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të...

7:24

Protesta masive në Kubë pas mungesës së...

7:15

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

6:40

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon...

6:37

Paralajmërimi i fortë për Gazën: Ndarja e...

6:30

Laimer i irrituar nga deklaratat e Uli...

5:59

Tragjedi! Pesë turistë italianë humbin jetën gjatë...

5:46

Trump zbulon detaje nga biseda me Xi...

5:35

IKMT shemb objekte ndërtuar pa leje brenda...

5:25

Njihuni me opsionin më të ri në...

5:18

PS-PD bashkuan votat për projekt-rezolutën për integrimin...

5:01

PS-PD votuan unanimisht projekt-rezolutën për integrimin në...

4:52

Presidenti Begaj pret në takim ambasadoren e...

4:51

PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për...

4:47

U zhduk gjatë stërvitjes në Marok, gjendet...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • U akuzua për ngacmim seksual nga 21-vjeçarja, Gjykata e Korç...
  • Tritoli tek biznesi i Noyzit, i penduari i drejtësisë Artan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.