E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Sport

Ernest Muçi rikthehet me gol në Turqi, shkëlqen pas ndeshjeve me Shqipërinë

Ernest Muçi është rikthyer te goli në kampionatin turk, duke konfirmuar momentin pozitiv pas paraqitjeve me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen që Trabzonspor po zhvillon në transfertë ndaj Samsunspor, duke i dhënë përkohësisht avantazhin skuadrës së tij.

Reklamë

Në minutën e 28-të, Muçi përfitoi nga një pasim që e nxori në të majtë të zonës. Me një goditje të zgjuar, sulmuesi shqiptar mposhti portierin kundërshtar, i cili kishte dalë për të ndërprerë aksionin, duke dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Ky është goli i dytë sezonal për Muçin në kampionatin turk, një sinjal pozitiv për futbollistin shqiptar, i cili synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në vazhdim të sezonit.

Pas paraqitjeve me Kombëtaren, Muçi rikthehet kështu në qendër të vëmendjes edhe me Trabzonsporin, duke treguar edhe një herë aftësitë e tij në fazën sulmuese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.