Roja i një subjekti në Sarandë u konfliktua verbalisht e më pas fizikisht me një 19-vjeçar.

 

Sherri mes tyre, sipas policisë, ka ndodhur për motive të dobëta. Pasi u dërguan në spital, roja 58-vjeçar ka thirrur për përforcime një 37-vjeçar, për të vazhduar konfliktin.

 

37-vjeçari është nisur drejt spitalit me pistoletë me vete, por pas denoncimit në polici, efektivët arritën ta ndalojnë.

 

Kur pa policët, ai hodhi armën në tokë dhe tentoi të largohet. 37-vjeçari u prangos, kurse roja dhe i riu u proceduan penalisht.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *