Subscribe

Teatri i humorit “Al Pazar” prej 10 vitesh ka mbajtur të mbërthyer në ekranin e Vizion Plus të gjitha familjet shqiptare.

I kthyer tashmë në show-n më të ndjekur të së shtunës, ansambli i aktorëve të “Al Pazar” do të rikthehet në skenë, për të vijuar misionin e tyre, në një sezon plot të qeshura, batuta e surpriza.

Breza të ndryshëm aktoresh ndërthurin përmes roleve të tyre të vërtetat dhe aktualitetin me humorin, për t’i dhënë mbrëmjeve tuaja  më shumë buzëqeshje.

Ky sezon i dhjetë sjell një emocion të veçantë edhe për artistët, që numërojnë disa vite në skenë.

Humori, muzika, të ftuarit specialë dhe karakteret e ndryshme do t’ju presin duke filluar nga kjo e shtunë në orën 21:00, vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *