Italia do të dhurojë 65 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë në fazën e rindërtimit.

 

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio tha në Konferencën e Donatorëve se është e rëndësishme që populli shqiptar t’i rikthehet normalitetit.

 

Gjatë fjalës së tij, Di Maio solli në vëmendje edhe ndërhyrjen e shpejtë të Italisë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

 

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *