Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës,  Edi Paloka në takimin e tij të radhës në fshatin Derven ka takuar banorët e zones, duke ndjekur nga pranë problematikat e tyre.

“Në këto 8-vite më shumë se ju, nuk e ka provuar askush qeverisjen e keqe, pa asnjë diskutim kjo mund të jetë qeverisja më e keqe në 30-vite pluralizëm. Ky kryeministër jo vetëm u shkakton të zeza shqiptarëve, por pas asaj edhe tallet duke bërë arrogantin. Me këtë do të përballemi me 25 prill, me këtë qeveri, të gjithë kemi mundësinë t’i themi ndal të keqes, e keqja ka një emër, është Edvin Rama dhe me 25 prill i themi ndal kësaj të keqeje.”

Paloka solli në kujtesë premtimet e pambajtura të Ramës prej 2013-ës.

“Sot Rama del dhe u premton shqiptarëve ujë 24 orë. Të njëjtën gjë ka thënë dhe në 2013, madje tha “nëse nuk e realizoij, ejani kërkoni përgjegjësinë tek unë”. Kemi detyrim t’i japim fund dhe t’i themi stop, që pasi të largojmë këtë të keqe, të mund të mendojmë për të ardhmen. Çdo ditë kemi paraqitur pjesë të programit të plotë. Dy nga pikat e këtij  plani janë për ju si zonë e prekur nga tërmeti, e cila e ka problem imediat. Kemi dëgjuar Ramën që po iku ai, do të mbeten jashtë njerëzit. Në fakt, jashtë janë tani njerëzit, kanë gati dy vite.”

Paloka përmendi kontratat dhe akt-marrëveshjet e OSHEE, të cilat i quajti kontrata skllavërie. Ai premtoi se këto kontrata do të fshihen sapo PD të vijë në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *