Subscribe

Ka mbërritur në Tiranë kur ishte vetëm 27 vjeç. Kishte shumë ëndrra, e midis tyre edhe të promovonte edhe një libër në Tiranë. Sot, pas shumë vitesh fati e sjell në tiranë për të promovuar poezitë që më parë i janë prezantuar artdashësve francezë. “Këmbanë në qafë”, vëllimi më i ri poetik i këtij shkrimtari u përkthye në shqip nga Aleksandër Zoto, po ajo që e bën të veçantë është përmbajtja përtej kopertinës së saj. Vëllimi poetik sjell poezitë në shqip e frengjisht, të shoqëruara nga imazhet që lidhen ngushtë me to. Piktori Anastas Kostandini është bërë gjithashtu pjesë e këtij vëllimi që sot zë vend në disa galeri të Parisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *