Pas 14 vitesh rikthehet në Pogradec turneu i volejbollit në rërë, me pjesë marrjen e 6 ekipeve nga Tirana, Korca , e Pogradeci.

 

Ka qenë iniciativë e bashkisë së Pogradecit rikthimi i këtij sproti i cili vite më parë ka shkuar deri në nivel ballkanik.

 

Për organizatorin Llazi Kërxhalli, e rëndësishm është rikthimi i këtij sporti me traditë në vendin tone edhe pse në turneun e pare të rikthimit pjesëmarrja nuk ka qenë e madhe.

 

Kjo gjithmonë sipas Kërxhallit për dy arsye: Së pari sepse aktiviteti është organizuar me vonesë, dhe së dyti pjesa më e madhe e ekipeve të volejbollit janë në pergatitjet e tyre të fundit të kampionateve kombëtare për femra e meshkuj.

Pjesë e këtij aktiviteti është edhe ekipi “Duka Volej” me një trajnere si Lulëzime Duka , një prej emrave më të njohur të volejbollit shqiptar, e cila volejbollin e shikon në vështirësi edhe për shkak të prishjes së strukturës së organizimit të kësaj loje .

 

Por ish vollejbollistja e Dinamos ndihet mire në një aktivitet si ky i volejbollit të rërës.

Turneu i volebollit në rërë do ti luajë ndeshjet në dy ditë. Në ditën e pare, janë lujatur ndeshjet elimintore ndërsa të dielën do të luhen ndeshjet finale, nga ku do të dale edhe ekipi fitues i këtij turneu.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *