Subscribe

Mëngjesi i së premtes riktheu dëborën në zonat malore të juglindjes dhe të veriut të vendit.

Në juglindje reshjet krijuan probleme në qarkullimin e mjeteve sidomos në zonat e thella.

Më problematik paraqitet aksi rrugor Bellovodë – Vithkuq – Shtyllë – Panarit.

Në këtë zonë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 7 cm ndërkohë që në majë të Mashkullorës ajo arrin në 15 cm.

Qarkullimi në fshatrat turistikë të Voskopojës e Dardhës është normal por policia rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve që të kenë goma dimërore.

Ndërsa në veri në akset rrugore Hani Hotit-Tamare, Vermosh dhe Boge-Theth  ka reshje shiu dhe ne lartesi mbi 1000 m po bie dëborë.

Gjatë natës në këto akse pati edhe renie të gurevë e të inerteve qe janë pastruar.

Në Kukës nga ana tjetër, i gjithë territori gjatë gjithë natës është përfshirë nga reshje shiu dhe bore. Në Shishtavec trashësia e saj shkon deri në 30 cm dhe Valbonë deri në 5 cm.

Aktualisht rrugët kombëtare janë të qarkullueshme normalisht./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *