Subscribe

Më shumë se 250 mijë vepra qëndrojnë të mbyllura në fonde a në depot e muzeve lokalë. Të paekpozuara për publikun, por të ekspozuara ndaj dëmtimeve. Melsi Labi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, i cili në analizën vjetore që i bën institucionit, propozon edhe një tjetër ide që ka të bëjë me rikonceptimin e plotë të muzeut. I revoltuar për mungesën shumë pavijoneve apo pamundësisë për të blerë vepra, Labi tregon se fondi i akorduar nga Ministria nuk mjafton për të bërë një Muze Historik Kombëtar. Nga 2006 ne fondin e Muzeut nuk është sjelle asnjë vepër e re, ndërsa blerja e fundit ishte vetëm një gjenerator, per shpëtimin e  eventeve ne rast të ndërprerjes se energjisë elektrike. E megjithatë, edhe këtë vit nuk pritet të ketë shumë ndryshime për publikun. As klima dhe as mozaiku që duhet të tërheqë më shumë publik, nuk do të mund të përmirësohen. Ndryshime priten vetëm në pavijone të veçanta të Muzeut. Pavijoni i Lashtësisë, i projektuar sipas modelit të Muzeut të Liverpulit kërkoi shumicën e buxhetit të 2015-ës, çka për këtë institucion që mban vetëm 30% të fitimeve nga biletat nuk mbetet shumë për të përmirësuar të tjera kushte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *