Gjykata në Tiranë pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për rishqyrtimin e dosjes së Azem Hajdarit për të cilin ai është dënuar vite burg në mungesë.

 

Haxhia pretendonte prej kohësh pafajësi në këtë vendim dhe kërkonte rivendosje në afat, pra rihapje të procesit, gjë e cila vetëm këtë të enjte u quajt e drejte nga gjykata.

 

Avokati I Izet Haxhisë, vlerësoi vendimin e dhënë duke thënë se ky është një akt drejt vënies së drejtësisë ne vend.

 

Më herët Izet haxhia ka akuzuar ish kryeministrin Berisha si të përfshirë në vrasjen e liderit të dhjetoritg Azem Hajdari duke kërkuar edhe ballafaqim me të në gjykate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *