Giorgo Riformato piloti italian, largohet me pranga drejt Italisë, për të vuajtur pjesën tjetër te dënimit. Avioni i Riformatos ngeci në rërën e Divjakës, në përpjekje për t’u ngritur pas ngarkimit me kanabis. Ai u arrestua nga policia dhe u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 15 vite burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Riformato do te vuajë dënimin në një burg në Itali. Ai është larguar nga Rinasi mesditën e djeshme. Pak muaj më parë ishte Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që i miratoi kërkesën pilotit italian për transferim dënimi ne shtetin fqinj.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *