Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka folur para mediave pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha se janë në proces reflektimi.

 

Bardhi tha se procesi i analizës dhe reflektimi është një proces serioz. Ai theksoi se ky proces s’mund të jetë çështje karrigesh, por është çështje përgjegjësie në raport me demokratët.

 

“E kam thënë që në ditën e parë pas daljes së rezultatit të 6 marsit, s’mund të dalësh në konkluzione për përgjegjësi pa një proces reflektimi. Secili që del në këto konkluzione pa arritur reflektimit, nënkupton se nuk vë të parin interesin e demokratëve. Kam zgjedhur të shprehem në institucione. Do të shprehem kur të mblidhet kryesia e PD. Këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë, reflektim që qëndrimi që do të duhej të mbajë kryesia dhe institucionet e partisë, të jenë në shërbim të demokrateve dhe PD. Nëse e gjithë gjendja në të cilën ndodhet sot PD dhe biem dakord të gjithë demokratët, pavarësisht se ku jemi pozicionuar, është gjendje që e ka dëmtuar dhe po e dëmton PD. për këtë arsye procesi i analizës dhe reflektimit duhet të jetë serioz, s’mund të jetë çështje karrigesh, por është çështje përgjegjësi në raport me demokratët.”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *