Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka hsprehur mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Parlamenti Europian për çelejn e negociatave.

 

Pas miratimit të rezolutës nga PE, Bardhi në një postim në Facebook, shkruan se nuk duhet humbur kohë dhe se duhen plotësuar të githa kushtet. Ai thekson gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për një qeveri të dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, që ka prioritet integrimin europian.

 

“Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian! Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj. Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e rradhës. Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *