Pas takimit të vendeve më të zhvilluara të G7 në Itali, ku fuqitë perëndimore ndanë qëndrimin se zgjidhje për krizën në Siri nuk mund të kete me presidentin Bashar Al Assad në pushtet, sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson iu drejtua Rusisë.

 

Ai mbërriti në Moskë për t’u takuar me homologun Sergei Lavrov, të cilit do t’ia bëjë të qartë mendimin e aleatëve perëndimore, por edhe atyre në Lindjen e Mesme. Tillerson do të përpiqet të bindë Moskën të mos e mbështesë më partnerin e saj, presidentin Assad.

 

Në Itali, Tillerson theksoi se sundimit të familjes së Asadit po i vjen fundi dhe se SHBA duan një Siri të bashkuar, që qeveriset nga vetë populli sirian. Ministria e Jashtme ruse theksoi se pret një dialog konstruktiv pa retorikë konfrontuese dhe synon që tensionet ndërkombëtare të ulen dhe jo të përshkallëzohen.

 

Nuk dihet nëse Tillerson do të takohet edhe me presidentin Putin. Shefi i Kremlinit deklaroi se po përgatiten sulme të rreme kimike për të diskretituar qeverinë e Assad.

 

“Nga burime të ndryshme kemi informacionë se provokime po përgatiten në pjësë të tjera të Sirisë, përfshirën periferitë e Damaskut. Atje do të hidhen disa substanca dhe për përdorimin e tyre do të akuzohen autoritetet siriane”.

 

Më herët gjatë takimit, në Itali fuqitë perëndimore nuk arritën te gjejnë nje marrëveshje per te vendosur sanksione paralajmëruese ndaj Rusise dhe Sirisë. Britania ishte pro, por vendet e tjera kërkuan zgjidhje politike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *