Kandidati për deputet Lefter Maliqi denoncon se votat e e tij janë blerë dhe manipuluar.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se nuk i pranon rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, votat nuk janë grabitur vetëm në qarkun e Beratit, por në të gjithë vendin.

Maliqi kërkon që e vërteta të zbardhet dhe shkelësit të ndëshkohen.

“Te dashur bashkeqytetaret e mi ne qarkun e Beratit. Une, ne respekt te vullnetit tuaj, nuk i pranoj keto zgjedhje, kurre dhe pike. Votat e mia jane grabitur, jane blere, jane manipuluar, nga krimi dhe mafia,per mua jo vetem ne qarkun Berat por ne gjithe vendin,dicka e tmerrshme fshihet.Rezultati i deritanishem eshte skandaloz dhe i pavertete. Mbetem me i forte se kurre, besoj qe e verteta do te zbardhet, dhe ndeshkimi do te jete i rende. Vazhdoj me koken lart dhe me besim ne Zot, drejt sfidave reale me fitore kunder krimit, droges dhe mafies.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *