Subscribe

Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por Shqipëria jo. Kështu shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” në një artikull kushtuar çeljes së negociatave të anëtarësimit të Tiranës dhe Shkupit në Bashkimin Europian.

 

“Maqedonia e Veriut me gjasë do të fitojë mbështetjen e Unionit për të nisur bisedimet për anëtarësim gjatë këtij viti, por fqinji I saj ballkanik, Shqipëria, po përballet me kundërshtimin e Francës, Gjermanisë dhe Holandës. Të përkrahur nga një numër i qeverive të BE-së dhe nga Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpresuan se ministrat e bllokut evropian do të jepnin dritën jeshile për bisedimet gjatë takimit të martën e ardhshme në Luksemburg. Kjo do të hapte rrugën për aprovim nga liderët e BE-së në samitin e 20-21 qershor në Bruksel”

 

Diplomatë të Bashkimit Europian thonë për agjencinë e lajmeve se “asnjëri nga vendet nuk do të marrë dritën jeshile në këtë kohë, pavarësisht se 13 shtete anëtare të BE-së përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i KE-së Donald Tusk dhe Komisioni Evropian, kanë bërë thirrje publikisht që negociatat të nisin.

 

Duke cituar një zyrtar të lartë të unionit, theksohet se Shqipëria mbetet ende një problem i madh për disa qeveri, dhe kjo gjë nuk duket premtuese.

 

“Tani, marrëveshja më e fundit është arritja e një ujdie mes qeverive të BE-së në shtator, por vetëm për Maqedoninë e Veriut, e cila po ashtu pritet të anëtarësohet në NATO më 2020. Maqedonia e Veriut ka shans të mirë (për bisedime për anëtarësim në BE), pas zgjidhjes  historike të emrit të saj. Por Shqipëria është ende një problem i madh për disa qeveri. Kjo nuk po duket shumë premtuese”

 

Më tej artikulli vijon me Shqipërinë- e përcaktuar sipas “Transparency International” si një nga vendet më të korruptuara të Europës.

 

“Vendi ka bërë progres të kufizuar në luftën kudër korrupsionit, pastrimit të parave, pavarësisht se deri më sot janë shkarkuar nga detyra gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.’ – shkruan Reuters.

 

Megjithatë, agjencia ndërkombëtare e lajmeve thekson se “pavarësisht retorikës së BE-së se blloku duhet të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të çimentuar rrugën e tyre evropiane dhe të largojnë ndikimin kinez dhe rus, ndërkohe qe ndjenja anti-imigracion ka ngritur dyshime në disa shtete veriore të BE-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *