Subscribe

Finalizimi i operacionit policor antikanabis, i koduar “AGIMI”, ka çuar në pranga 16 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur 24 të tjerë.

 

Operacioni ëshë zhvilluar në Nikël, Halil dhe Arramerras të Krujës, ku janë kontrolluar sera, magazina dhe banesa në zona të pyllëzuara.

 

Si rezultat, u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

 

“Janë vënë në pranga për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ në bashkëpunim, shtetasit Xh.K., dhe D.K., , banues në Halil,(babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa. Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë; E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil. Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç. Si  dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç,  banues në Halil për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.”

 

Ndërkaq, janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, kryeplak i fshatit Nikël.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *