SHBA kanë regjistruar një shifër rekord prej 1480 vdekjesh në 24 orë ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave i ka kaluar 7 mijë e 400. Rreth 280 mijë persona janë të infektuar me covid 19, shteti i Neë Yorkut vijon të jetë më i prekuri pasi bilanci i vdekjeve i ka kalaur edhe sulmet e 11 shtatorit të vitit 2011.

 

Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Pandemia ka paralizuar ekonomitë kudo në botë. Departamenti Amerikan i Punës njoftoi se gjatë muajit mars rreth 700 mijë vende pune janë mbyllur dhe shkalla e papunësisë u rrit në 4.4%. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se heqja dorë nga kufizimet nuk do ta ndihmonte ekonominë por mund të shkaktonte kolaps edhe më të madh.

 

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

DREJTOR I PERGJITHSHME I OBSH

“Nëse shtetet nxitojnë të heqin sa më shpejt kufizimet, virusi mund të jetë më agresiv dhe impakti në ekonomi do të ishte më i fortë. Përparësi ka sulmi ndaj sëmundjes, prandaj rekomandoj që të merren të gjitha masat e nevojshme mjekësore, të gjurmohen, testohen dhe izolohen rastet me Covid-19 dhe të hiqen barrierat financiare në mënyrë që njerëzit të zbatojnë rekomandimet pasi ndryshe pandemia do të ishte më e vështirë për tu kontrolluar.”

 

Ndërkohë situate vijon të mbetet dramatike edhe në Europë pasi Spanja, Italia, Franca dhe Britanina e Madhe vijojnë të raportojën balance lufte në 24 orë. Edhe në Gjermani është rritur ndejshëm numri i viktimave duke i kaluar 1 mijë e 200 ndërsa janë identifikuar rreth 100 mijë raste të infektuarish. Qeveria federale kas shtuar në masë testimet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *